Shkoi në spital për dhimbjet e barkut: 13-vjeçarja lind fëmijën në tualet

Evropë

Shkoi në spital për dhimbjet e barkut: 13-vjeçarja lind fëmijën në tualet

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 06:32
Foto ilustrim

Një rast i pabesueshëm ka ndodhur në një spital grek, ku një vajzë 13-vjeçare ka lindur në tualet dhe pretendon se nuk e dinte se ishte shtatzënë.

Sipas emisionit “Live News” në Mega Channel, ngjarja ka ndodhur të shtunën kur fëmija ka shkuar në spital me dhimbje barku të padurueshme. Aty, ajo e siguroi të ëmën se nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale dhe pediatri i dha laksativë.

Fëmija më pas shkoi në tualet dhe lindi një vajzë të shëndetshme.

Presidenti i Federatës së Punëtorëve të Spitaleve Publike, Michalis Giannakos, tha se “në spital, kur u pyet nga pediatri, vajza e vogël dhe nëna thanë se nuk kishte marrëdhënie seksuale.” Babai i fëmijës është një shok klase.

“Ajo mund të ketë kuptuar diçka, por ka ndikuar ndjenja e turpit dhe e imagjinoj se ky fëmijë është ndjerë i dëshpëruar,” theksoi ai. Mendohet se prindërit mund të mos e kenë kuptuar shtatzëninë për shkak të ndryshimeve të peshës gjatë adoleshencës.

Gjithashtu duhet shtuar se mund të ketë qenë një “shtatzëni e fshehtë”. Ju kujtojmë se në prill 2022, një 20-vjeçare shkoi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për dhimbjet e barkut dhe rezultoi të lindte fëmijën në tualet, pa e ditur që ishte shtatzënë. Sado të rralla, rastet e këtyre shtatzënive nuk janë të pamundura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat