Vladimir Putin: Në rezultatet e autopsisë së Prigozhin u gjetën alkool e drogë

Evropë

Vladimir Putin: Në rezultatet e autopsisë së Prigozhin u gjetën alkool e drogë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 07:28
Yevgeny Prigozhi

Presidenti rus Vladimir Putin tha se copa granate u gjetën në trupat e themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe udhëheqësve të tjerë mercenar që vdiqën në një aksident avioni, pasi ai la të kuptohet se njeriu që udhëhoqi një revoltë të armatosur kundër udhëheqjes ushtarake të Kremlinit kishte qenë përdorues droge.

“Në trupat e atyre që vdiqën në përplasjen ajrore u gjetën fragmente granatash dore”, tha Putin.

Këto deklarata i bëri të enjten në takimin vjetor të klubit Valdai në qytetin e Detit të Zi të Soçit, duke cituar ato që ai tha se ishin gjetjet e hetuesve.

Nuk kishte prova të një ndikimi të jashtëm në avion, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat