Ukraina miraton 6.8 miliardë paund të tjera për shpenzimet e mbrojtjes

Evropë

Ukraina miraton 6.8 miliardë paund të tjera për shpenzimet e mbrojtjes

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Ukraina ka miratuar një rritje prej 6.8 miliardë paund për shpenzimet e saj të mbrojtjes për pjesën tjetër të vitit, sipas ligjvënësve.

Shuma e madhe do t’i shtohet buxhetit të sigurisë dhe mbrojtjes 2023, i cili tashmë është 1.67 trilion hryvnia, rreth 26.6% e PBB-së

Sipas ministrisë së financave, 225 miliardë hryvnia do të përdoren për mbështetjen financiare të personelit ushtarak dhe 78 miliardë hryvnia për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe shpenzime të tjera të nevojshme.

“Këto ndryshime vendosën dy rekorde në historinë e Ukrainës. Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit për herë të parë do të jenë më shumë se 3.39 trilion hryvnia dhe deficiti do të jetë më shumë se 2 trilion,” tha ligjvënësi Yaroslav Zheleznyak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat