Spanjë, programe për emigrantët dhe sfidat në sektorin e bujqësisë

Evropë

Spanjë, programe për emigrantët dhe sfidat në sektorin e bujqësisë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Në Spanjë, mplakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore në ferma po kërcënon sektorin bujqësor të këtij vendi. Përballë kësaj situate, një program në Katalonjë po merret me trajnimin e emigrantëve, kryesisht atyre që vijnë nga Afrika. Ata po trajnohen për të përdorur mjetet e mekanizuara, duke i përgatitur ata për një profesion domethënës dhe të kërkuar në tregun bujqësor.

Destabilieti i krijuar nga trazirat politike të kohëve të fundit në Afrikë dhe fatkeqësitë natyrore në Marok e Libi, kanë bërë që disa udhëheqës në Evropë të përgatiten për një valë të vazhdueshme migrimi.

“Jemi prekur drejtpërdrejt nga ngjarjet në Sahel, si fqinjë dhe partnerë. Kjo është gjithashtu arsyeja pse migrimi dhe siguria janë elementë kyç që duhet t’i marrim parasyshë në hartimin e strategjisë për bashkëpunimin zhvillimor”, thotë Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Spanja është shpesh ndalesa e parë e valës së emigrantëve nga rajoni Sahel, ndërsa shumë prej tyre kërkojnë të punojnë në sektorin bujqësor. Gjuha dhe mungesa e aftësive, madje edhe në ferma, përbëjnë pengesa për punësimin e tyre.

Një grup të rinjsh nga Afrika jetojnë, punojnë dhe trajnohen në këtë objekt bujqësor. Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Jose Maria Monter i cili organizon planin ditor të tyre.

“Ata vijnë këtu me idenë për të përmirësuar jetët e tyre. Janë shumë mirënjohës dhe e vlerësojnë trajnimin”.

Objekti është në pronësi të organizatës jofitimprurëse “OTA Foundation”, pjesë e një partneriteti publiko-privat që përfshin Fondacionin “Raimat Lleida Community”, i cili po bashkëpunon me prodhuesin e pajisjeve bujqësore John Deere dhe organizatën jofitimprurëse “United Way” me qendër në SHBA, për t'i mësuar migrantët e rinj se si të përdorin makineritë bujqësore.

Përdorimi i mjeteve të mekanizuara bujqësore kërkon përfshirjen e të gjithë punonjësve, duke eleminuar përjashtimin e individëve për arsye të ndryshme sociale, pavarësisht se vjelja e frutave dhe punët e tjera fizike mund të jenë monotone dhe pa kontakte me punonjësit e tjerë.

Mamadou Jallow nga Gambia, u bë pjesë e programit për të mësuar ngarjen e zetorit

“Më pëlqen të punoj me zetorë, dhe për një kohë të gjatë kam menduar se si mund të marr patentën”.

Spanja rendiet ndër vendet me shkallën më të ulët të lindshmërisë në Evropë. Shumë të rinj po largohen nga zonat rurale bujqësore dhe po vëndosen në qendra urbane.

“Problemi më i madh që aktualisht ka Spanja është mungesa e e krahut të punës”, thotë Jose Maria Monter, me Fondacionin OTA.

Nisma e mbështetur nga qeveria katalane ofron patentë për mjetet e mekanizuara dhe shansin që migrantët e rinj të gjejnë një punë të mirë dhe të integrohen në shoqërinë spanjolle. Në këtë mënyrë, emigrantët ndihmojnë vendin që të ripërtërijë sektorin bujqësor që ndodhet në një situatë të dëshpëruar./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat