Vuçiq në një video me babain e tij, mohon zërat se është djali i Fahri Musliut: Ju them edhe një herë, babai im është Angjelko

Evropë

Vuçiq në një video me babain e tij, mohon zërat se është djali i Fahri Musliut: Ju them edhe një herë, babai im është Angjelko

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:30
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq- Angjelko

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i fundit në serinë e politikanëve në pushtet që iu drejtua publikut në lidhje me një deklaratë që vet e ka dhënë para disa ditësh ne mediat serbe të cilat ai i kontrollon.

Vetë Vuçiq e ka përmendur në një dalje të ftuar në televizion me fjalët “Fahri Musliu nuk është babai im, babai im është Angjelko”.

Pas kësaj gazeta Danas ka botuar shkrimin “Një shqiptar në Beograd”: Kush është Fahri Musliu, për të cilin Vuçiq thotë se nuk është babai i tij?”

Ishte ky tekst që e detyroi Vuçiqin ta realizojë një video me babain e tij dhe ta hedh në Instagram

“Unë jam krenar për babanë tim!”, ka shkruar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat