Papa Françesku: Nuk jam mirë me shëndet

Evropë

Papa Françesku: Nuk jam mirë me shëndet

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 14:10
Papa Françesku

Papa Françesku, teksa u takua sot me një delegacion rabinësh evropianë, tha se “nuk është mirë dhe për këtë arsye preferon të mos lexojë fjalimin e tij, por t’ua japë tekstin vizitorëve të tij”.

“Mirëmëngjes ju përshëndes të gjithëve dhe ju mirëpres, faleminderit për këtë vizitë që më pëlqen shumë por ndodh që nuk jam mirë me shëndet dhe për këtë arsye preferoj të mos e lexoj fjalimin por t’jua jap dhe që ta lexoni ju”, u shpreh Papa Françesku, me një zë të lodhur, në fillim të audiencës me rabinët evropianë.

Pasdite ishte planifikuar të takohej në sallën Pali VI me 7 mijë fëmijë nga e gjithë bota.

Ende nuk është dhënë asnjë informacion për shtyrjen e mundshme të këtyre ngjarjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat