Portugali, mësime programimi falas për 120.000 nxënës dhe trajnim për 3000 mësues

Evropë

Portugali, mësime programimi falas për 120.000 nxënës dhe trajnim për 3000 mësues

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Më shumë se 120.000 nxënës shkollash në Portugali do të mund të mësojnë programim falas, si dhe për 3000 mësues ka 200 grante trajnimi, përmes organizatës jofitimprurëse Code-org.

E krijuar 10 vjet më parë në SHBA, lëvizja ndërkombëtare Code.org tani ka mbërritur në Portugali me qëllimin për të zgjeruar mësimin e programimit tek fëmijët dhe mësuesit, sipas Fondacionit Santander Portugal, një degë e kompanisë Banco Santander që është partnere në këtë projekt.

Duke u mbështetur te mësuesit në këtë proces, programi tashmë ka në dispozicion 200 grante trajnimi në mënyrë që mësuesit të mësojnë bazat e programimit dhe t'i zbatojnë ato në klasat e tyre, pavarësisht nga lëndët që japin.

Të gjithë mësuesit, nga parashkollor në shkollën e mesme, mund të regjistrohen, dhe synimi është të trajnohen 3000 mësues gjatë tre viteve të ardhshme.

Ideja është të mësohen fëmijët dhe të rinjtë të programojnë, duke i përgatitur ata për profesionet e së ardhmes, duke marrë parasysh një raport të fundit nga Forumi Ekonomik Botëror që vlerëson se 83 milionë nga 673 milionë punë aktuale do të eliminohen dhe se shumica e profesioneve të kërkuara në të ardhmen do të kenë të bëjnë me teknologji.

Më shumë se 80 milionë studentë janë regjistruar në platformën Code.org dhe më shumë se 100 milionë kanë marrë pjesë tashmë në nismat "Ora e Programimit" në mbarë botën, sipas Santander

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat