​Kompania greke fiton çmimin “Prodhuesi më i mirë evropian i ullirit"

Evropë

​Kompania greke fiton çmimin “Prodhuesi më i mirë evropian i ullirit"

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

“Fermat Organike Sakellaropoulos” u nderua me çmimin e rrallë "Prodhuesi më i mirë evropian i ullirit", nga Këshilli Evropian i Gastronomisë dhe Enologjisë (CEUCO).

Për vitin 2023, Kongresi i 20-të i CEUCO-s u përmbyll me shumë sukses dhe pjesëmarrje në qytetin e Castellion, Valencia, Spanjë, midis 27 dhe 29 tetorit.

Konferenca vjetore CEUCO është një pikë e rëndësishme referimi për Gastronominë Evropiane, pasi vende evropiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia, Portugalia, Belgjika dhe Hungaria marrin pjesë, ndërsa anëtarët e CEUCO janë mbi dhjetë mijë, me qëllim të përhapjes së dimensioneve kulturore, historike dhe cilësore të gastronomisë.

Për vitin 2023, prodhuesi më i mirë evropian i ullirit u shpall kompania "Sakellaropoulos Organic Farms", nga Greqia dhe Sparta, të cilët u nderuan me titullin “BEST EUROPEAN ORGANIC OLIVE PRODUCER 2023”, duke fituar vendin e parë nga anëtarët e CEUCO.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se është hera e parë që një prodhues ulliri nga ndonjë vend europian shpërblehet.

Në konferencën e këtij viti në Spanjë, qindra delegatë nga e gjithë Evropa, kuzhinierë, ekspertë, shijues por edhe prodhues, hotelierë, restauratorë dhe të ftuar të CEUCO-s morën pjesë dhe shijuan produktet me vlerë të çdo vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat