Pamje: Ukraina godet me dron anijen ruse në Krime

Evropë

Pamje: Ukraina godet me dron anijen ruse në Krime

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 07:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot “shkatërrimin” e korvetës ruse Askold, dy ditë pasi forcat e armatosura ukrainase njoftuan një sulm “të suksesshëm” me raketa në një kantier detar në Kerç, në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia.

“Faleminderit të gjithëve që kontribuan në shkatërrimin e anijes ruse në kantierin Kerç”, tha presidenti ukrainas në një fjalim të publikuar në rrjetet sociale.

Mediat ukrainase transmetuan sot video të sulmit raketor të së shtunës, në të cilin një nga anijet e flotës ruse të Detit të Zi u godit nga raketat SCALP të furnizuara nga Franca.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës, Rusia ka lançuar tre korveta të tilla të klasit të projektit 228000 Karakurt nga kantieri i anijeve Zalyv që nga viti 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat