Alarm për shpërthim vullkanik, Islanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Evropë

Alarm për shpërthim vullkanik, Islanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 10:40
Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive, numri më i lartë në Evropë.

Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një seri tërmetesh të fuqishme tronditën gadishullin jugperëndimor të Reykjanes të vendit, duke sinjalizuar një shpërthim vullkanik në rajon.

“Shefi i policisë kombëtare, shpall gjendjen e jashtëzakonshme për mbrojtjen civile për shkak të tërmetit intensiv në Sundhnjukagigar, në veri të Grindavik”, tha në një deklaratë Departamenti i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Emergjencave.

"Tërmetet mund të bëhen më të mëdhenj se ata që kanë ndodhur dhe kjo seri ngjarjesh mund të çojë në një shpërthim," paralajmëroi administrata, citon The Guardian.

Zyra Islandeze e Metologjisë (IMO) tha se një shpërthim mund të ndodhë brenda disa ditësh. Fshati Grindavik, shtëpia e rreth 4,000 njerëzve, ndodhet 1.86 milje (3 km) në jug-perëndim të zonës ku u regjistruan tërmetet e shumtë të së premtes. Rreth orës 17:30 GMT, dy tërmete të forta u ndjenë deri në kryeqytetin, Reykjavik, 40 km larg dhe përgjatë pjesës më të madhe të bregdetit jugor të vendit, duke shkaktuar lëkundje të dritareve dhe objekteve shtëpiake. Lëkundjet më të mëdha, në veri të Grindavikut, ishin me magnitudë 5.2, sipas shifrave paraprake të IMO. Policia mbylli një rrugë që shkon nga veri-jug për në Grindavik pasi u dëmtua nga tërmetet. Që nga fundi i tetorit, 24,000 lëkundje janë regjistruar në gadishull, sipas IMO, prej afro 800 tërmetesh të regjistruara midis mesnatës dje. IMO vuri në dukje një akumulim të magmës nën tokë në një thellësi prej rreth 3.1 milje (5 km). Nëse fillon të lëvizë drejt sipërfaqes, mund të çojë në një shpërthim vullkanik.

"Skenari më i mundshëm është se do të duhen disa ditë dhe jo orë që magma të arrijë në sipërfaqe," tha ai. Nëse një çarje do të shfaqej aty ku aktiviteti sizmik është në maksimum tani, llava do të derdhej në juglindje dhe në perëndim, por jo drejt Grindavikut”, theksuan autoritetet.

Që nga viti 2021, tre shpërthime kanë ndodhur në gadishullin Reykjanes, në mars 2021, gusht 2022 dhe korrik 2023. Këto tre ndodheshin larg çdo infrastrukture apo zonë të populluar. Laguna Blu, e vendosur pranë Grindavik dhe e famshme për banjat e saj gjeotermale dhe hotelet luksoze, u mbyll si një masë paraprake pas tërmeteve.

Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive, numri më i lartë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat