​BE zgjeron listën e krimeve mjedisore dhe ashpërson dënimet

Evropë

​BE zgjeron listën e krimeve mjedisore dhe ashpërson dënimet

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Ndotja e shkaktuar nga anijet, përdorimi i merkurit dhe tregtia e paligjshme e drurit do të cilësohen si vepra penale në Bashkimin Evropian sipas rregullave të reja të miratuara nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

Marrëveshja rriti numrin e krimeve mjedisore që ekzistojnë aktualisht në ligjin penal të BE-së nga nëntë në 18 dhe përfshijnë, ndër të tjera, riciklimin e paligjshëm të përbërësve ndotës të anijeve, shkelje të rënda të ligjeve kimike, varfërim të paligjshëm të burimeve ujore, importimin e specieve pushtuese.

Sipas rregullave të reja për krimin mjedisor, krimet që shkaktojnë vdekje mund të dënohen me 10 vjet burg dhe kompanitë i nënshtrohen gjobave prej tre ose pesë për qind të xhiros globale vjetore ose 24 ose 40 milionë euro, në varësi të ashpërsisë së vepër penale.

U ra dakord gjithashtu për të futur dënime më të rrepta për të ashtuquajturat "krime të kualifikuara" që shkaktojnë shkatërrimin e ekosistemeve ose habitateve në një zonë të mbrojtur ose ndotjen e ajrit, tokës ose ujit. Këto përfshijnë akte të krahasueshme me ekocidin me pasoja katastrofike, të tilla si ndotja e përhapur ose zjarret në pyje në shkallë të gjerë. Për vepra të tilla parashikohet dënimi me tetë vjet burg.

Parashikohen sanksione të tjera, si gjoba, detyrimi për kthimin e mjedisit të dëmtuar në gjendjen fillestare ose kompensimin e dëmit.

Kompanive mund t'u hiqet licencat, t'u mohohet qasja në fonde publike ose të mbyllen.

Parlamenti Evropian njoftoi se krimi mjedisor është burimi kryesor i të ardhurave për krimin e organizuar, përveç trafikut të narkotikëve, armëve dhe njerëzve.

Qëllimi i rregullores së re është mbrojtja më e mirë e ekosistemit dhe zbatimi më efektiv i rregulloreve mjedisore të BE-së.

Direktiva e parë e BE-së për mbrojtjen e mjedisit përmes ligjit penal u miratua në vitin 2008. Pas vlerësimit 2019-2020, Komisioni Evropian doli në përfundimin se efekti i direktivës ishte i kufizuar, për shkak të një numri shumë të vogël të rasteve të hetuara me sukses dhe dënimeve të vendosura.

Komisioni paraqiti propozimin e tij për përmirësimin e efikasitetit të direktivës dhe mbrojtje më të mirë të mjedisit në dhjetor 2021.

Marrëveshja e Parlamentit Evropian dhe Këshillit duhet të konfirmohet zyrtarisht nga të dy institucionet përpara se të hyjë në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat