Deklarata skandaloze e Rishi Sunak u zbulua në hetimin për COVID-19: Njerëzit thjesht duhet të lejohen të vdesin

Evropë

Deklarata skandaloze e Rishi Sunak u zbulua në hetimin për COVID-19: Njerëzit thjesht duhet të lejohen të vdesin

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 22:36
Rishi Sunak

Një hetim që aktualisht po zhvillohet pretendon se kryeministri britanik Rishi Sunak, ka thënë se qeveria duhet “thjesht t’i lërë njerëzit të vdesin” gjatë pandemisë Covid-19 dhe të mos imponojë një tjetër karantinim kombëtar.

Patrick Vallance, i cili ishte këshilltari kryesor shkencor i qeverisë gjatë pandemisë së coronavirusit, bëri një shënim në ditarin e tij më 25 tetor 2020 të një takimi që përfshinte kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson dhe Rishi Sunak, i cili ishte ministër i Financave.

Ditari i treguar në hetim regjistroi se si Dominic Cummings, këshilltari kryesor i Johnson gjatë pandemisë, i transmetoi Vallance atë që tha se dëgjoi në takim, shkruan Reuters.

Vallance citoi Cummings në ditarin e tij të thoshte: “Rishi mendon se të lejosh njerëzit të vdesin është në rregull. E gjithë kjo duket si një mungesë e plotë lidershipi”.

]Një zëdhënës i Sunak tha se kryeministri më mirë do të thoshte qëndrimin e tij kur të dëshmonte në hetim, sesa t’u përgjigjej të gjithëve individualisht.

Hetimi po shqyrton përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë së coronavirusit, e cila ka mbyllur pjesë të mëdha të ekonomisë dhe i ka marrë më shumë se 220 mijë jetë njerëzish në Britani.

Zyrtarët e lartë të qeverisë kanë thënë vazhdimisht se qeveria ishte e papërgatitur për pandeminë dhe se një kulturë “toksike” dhe “macho” po pengonte përgjigjen ndaj krizës shëndetësore.

Provat në hetim krijojnë rrezik për Sunak dhe minojnë përpjekjen e tij për ta paraqitur veten si një ndryshim në udhëheqjen kaotike të Johnson, edhe pse ai ishte një nga ministrat më të vjetër në atë qeveri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat