Vritet një 15-vjeçar pranë Parisit, viktimë e re e rivalitetit mes të rinjve

Evropë

Vritet një 15-vjeçar pranë Parisit, viktimë e re e rivalitetit mes të rinjve

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:36
Policia

Një djalë 15-vjeçar, viktima e fundit e rivalitetit mes lagjeve të reja, u godit me thikë për vdekje teksa po kthehej nga shkolla në shtëpi në një zënkë në Val d’Oise, në rajonin e Parisit.

Ngjarja ka ndodhur dje në orët e vona të pasdites, në sfondin e “rivalitetit mes grupeve të të rinjve nga rrethe të ndryshme dhe me pjesëmarrjen e rreth 20 personave, në bashkinë Domon”, sqaron prokuroria në një njoftim për mediat. Gjatë përplasjes, adoleshenti ka humbur jetën “në rrugë publike, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit”, “pas një plage me thikë në gjoks”.

Viktima, një banor i një komune tjetër, Ezanville, po linte shkollën me dy shokët e tij dhe po kthehej në shtëpi kur u sulmua nga një grup të rinjsh nga Domon. Sulmuesit donin hakmarrje pas një përleshjeje të mëparshme javën e kaluar, sipas kryebashkiakut të Ezanville, Eric Batalia.

Ai ishte një “djalosh pa histori të keqe”, i cili “merrte pjesë në aktivitete të ndryshme”, “ishte student i mirë, kishte një të ardhme të mirë”, përshkroi kryebashkiaku.

Rivaliteti mes lagjes Ezanville, prej nga vinte viktima dhe asaj të Domontit, ka të paktën 20 vjet që ndodh, sipas autoritetit komunal.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për “vrasje nga pakujdesia” dhe e kanë bërë prioritet të tyre sigurimin e kthimit të qetësisë dhe parandalimin e çdo akti të mundshëm hakmarrjeje. Pas ngjarjeve, një forcë e konsiderueshme policore u vendos në zonë dhe rrethet e përfshira.

Ngjarja e re e përgjakshme ndodhi teksa 8 të rinj dolën dje në gjykatën e Parisit të akuzuar për rrahjen e një të riu në vitin 2021, çështje që lidhet me rivalitetet mes bandave të të rinjve në Paris dhe rajonin e tij më gjerë.

Sipas sociologes Marouane Mohamed, e cila ka shkruar një libër për këtë çështje, incidentet e dhunshme midis lagjeve të reja të ndryshme, “një fenomen i përsëritur”, kanë çuar në “të paktën 120 vdekje” në Francë gjatë 30 viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat