Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, 3 të plagosur

Evropë

Të shtëna me armë zjarri në Bruksel, 3 të plagosur

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri të raportuar në Bruksel.

Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, dhe pista ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë autorët ende nuk janë identifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat