Të shtëna armësh në Suedi, plagosen tre adoleshentë

Evropë

Të shtëna armësh në Suedi, plagosen tre adoleshentë

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Tre adoleshentë u plagosën në të shtënat me armë në qytetin suedez Södertälje. Të miturit u gjetën të shtrirë në natyrë, tha policia suedeze.

“Kemi gjetur tre persona që janë qëlluar, ishin afër njëri-tjetrit”, tha Nadya Norton, zëdhënëse e policisë.

Sipas informacioneve të para të SVT-së, të plagosur janë adoleshentët e lindur më 2006 dhe 2007. Që të tre janë dërguar në spital, kurse njëri prej tyre është i plagosur rëndë.

Policia suedeze ishte telefonuar nga qytetarët rreth orës 19:00 duke menduar se kanë dëgjuar shpërthime të mjeteve piroteknike, por doli të jetë diçka tjetër.

Deri më tani nuk dihet nëse dikush është arrestuar, por se është konfirmuar se kanë filluar hetimet për tentim-vrasje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat