Momenti i frikshëm kur qentë e racës “XL Bully” nisin një sulm të frikshëm në një stacion hekurudhor

Evropë

Momenti i frikshëm kur qentë e racës “XL Bully” nisin një sulm të frikshëm në një stacion hekurudhor

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 14:09
Foto nga vendi i ngarjes

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur në stacionin hekurudhor Stratford të Londrës, ku dy qen të racës XL Bully kanë sulmuar pronaren e tyre dhe një kalimtar të rastit, duke nxitur frikë dhe reagime te të tjerët.

Pamjet e incidentit u shpërndanë në X, dhe tregojnë qentë duke kafshuar duart e burrit, ndërkohë që gruaja përpiqet t’i ndalojë.

Sulmi vjen vetëm disa ditë përpara një ndalimi të qeverisë për mbarështimin, shitjen, ose zotërimin e qenve të racës XL Bully – të palicensuar – në përgjigje të rritjes së incidenteve nga sulmet e qenve të kësaj race.

Në përgjithësi, 24 britanikë kanë qenë viktimë të qenve të rrezikshëm që nga fillimi i pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Pavarësisht thirrjeve për dënime më të ashpra, një ish-ministër ka pohuar se ndalimi i qenve amerikanë XL Bully është ‘shumë i padrejtë’ dhe duhet të debatohet nga deputetët përpara se të hyjë në fuqi.

Sir Chrisopher Chope ka paraqitur edhe një mocion parlamentar për të kundërshtuar rregullat e reja që pritet të hyjnë në fuqi më 31 dhjetor. Mocioni është nënshkruar nga 11 deputetë të tjerë.

Gjithashtu edhe popullata është kundër asaj që po propozon qeveria.

Rreth 650 mijë veta kanë nënshkruar peticionin kundër ligjit për ndalimin e racës XL Bully, sepse sipas tyre është shumë e padrejtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat