Ukraina thotë se ka shkatërruar luftanijen ruse në portin e Krimesë

Evropë

Ukraina thotë se ka shkatërruar luftanijen ruse në portin e Krimesë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Ushtria e Ukrainës ka thënë se ka shkatërruar një anije ruse të stacionuar në qytetin port të Krimesë, Feodosia, dhe pamjet video tregojnë një zjarr të gjerë në zonën e portit.

Forca ajrore tha se goditi anijen e marinës Novocherkassk, e cila ishte e vendosur në ujërat e Krimesë të kontrolluara nga Rusia.

Pamjet që qarkullojnë në disa media ruse në Telegram treguan shpërthime të fuqishme dhe zjarre mbi një zonë porti.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë pranoi përmes një deklarate se anija Novocherkassk ishte "dëmtuar" nga raketat e drejtuara ukrainase të lëshuara nga avioni, duke shtuar se një person u vra dhe dy u plagosën në sulm.

Ushtria ukrainase tha se anija mbante dronë sulmues Shahed të prodhuar nga Irani, të cilët Moska i ka përdorur gjerësisht në këtë luftë.

Duke komentuar sulmin, presidenti ukrainas, Volodmyr Zelenskiy, tha me shaka se ai ishte "mirënjohës" ndaj forcave ajrore të vendit të tij.

"Okupatorët nuk do të kenë një vend të vetëm paqësor në Ukrainë," tha ai.

Në një deklaratë të veçantë të hënën, ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar pesë avionë luftarakë rusë në tre ditë, gjë që, nëse konfirmohet, do të shënonte një nga humbjet më të mëdha javore për forcën ajrore ruse që nga fillimi i luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat