Lavrov: Kievi nuk ka vullnet për paqe

Evropë

Lavrov: Kievi nuk ka vullnet për paqe

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 16:41
Sergey Lavrov

“Regjimi i presidentit ukrainas Vladimir Zelensky po vepron brenda retorikës së luftës, pa ndonjë vullnet për paqe.”

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në një intervistë për TASS.

“Duhet të konstatojmë mungesën e ndonjë vullneti për paqe nga ana e regjimit Zelensky. Përfaqësuesit e tij po mendojnë brenda kushteve të luftës, duke iu drejtuar retorikës mjaft agresive. Çdo ndërprerje e luftimeve është jashtë diskutimit nga ana e tyre.

Ndalimi i 30 shtatorit 2022 për zhvillimin e negociatave me udhëheqjen ruse, i prezantuar nga Zelensky, mbetet në fuqi. Nxirrni konkluzionet tuaja”, tha diplomati i lartë rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat