E djathta ekstreme franceze, dorë e zgjatur e Kremlinit!

Evropë

E djathta ekstreme franceze, dorë e zgjatur e Kremlinit!

Nga: H. Rafuna Më: 1 janar 2024 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Është Washington Post që e pretendon këtë,shkruan, OLE KRISTIAN STROM

Lajme të rreme dhe plehra, i quan njeriu i Putinit.

Washington Post pretendon se ka dokumente që zbulojnë strategjinë Kremlinit për të minuar mbështetjen franceze për Ukrainën, duke synuar të përkrahin Marine Le Pen dhe partinë e saj të ekstremit të djathtë.

Një studiues francez, Thomas Gomart, thotë për Washington Post se llogaritë pro-ruse të mediave sociale në Francë po rriten, por edhe mbështetja për partitë e ekstremit të djathtë po rritet.

Retorika e ekstremit të djathtë është se; “shumë e shtrenjtë është për të paguar për luftën e Ukrainës, është një projekt amerikan për të mbështetur Kievin,prandaj, Franca duhet të afirmohet si një fuqi e madhe dhe të rivendosë marrëdhëniet me Rusinë”!!

Organi francez përgjegjës për luftimin e ndikimit të huaj dixhital, VIGINUM, tha në atë kohë se e kishte ndjekur nga afër këtë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë më 24 shkurt 2022. Ajo pretendoi se gjurmonte fushatën tek individët, kompanitë ruse dhe organet shtetërore.

Le Monde shkroi më herët në dhjetor, se në Francë po rritet numri i francezëve që besojnë se Le Pen dhe partia e saj janë në gjendje të jenë pjesë e një qeverie franceze.

Një hetim parlamentar francez, i zbuluar nga france24.com, arriti në përfundimin se partia e Le Pen vepron si zëdhënëse për Kremlinin dhe se deklaratat e tyre "pasqyrojnë regjimin e Putinit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat