“Ngrin” Suedia, temperaturat deri në -42 gradë Celsius

Evropë

“Ngrin” Suedia, temperaturat deri në -42 gradë Celsius

Më: 4 janar 2024 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Trafiku në Suedi është rënduar dhe ka pasur shumë vonesa shkaku i stuhisë së borës që ka përfshirë shtetin skandinav. I ftohti në Suedi është në nivele ekstreme dhe është përcjellë me erëra të fuqishme.

Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkaq qindra ngasës kanë qëndruar nëpër automjetet e tyre në autostradat e bllokuara nga bora. Sipas mediave suedeze, temperaturat në Suedi kanë arritur në minus 38 gradë celsius.

Në Danimarkën fqinje, autoritetet kanë bërë thirrje që të shmangen udhëtimet e panevojshme shkaku i borës dhe erës së fuqishme në pjesët veriore dhe perëndimore të shtetit.

Ndërkaq, në kufirin mes Norvegjisë dhe Suedisë është regjistruar temperatura më e ulët e këtij dimri me minus 42.5 gradë celsius.Meteorologët kanë parashikuar temperatura edhe më të ftohta gjatë pjesës së mbetur të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat