Rishi Sunak do të vizitojë sot Kievin, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim sigurie me shtetin ukrainas

Evropë

Rishi Sunak do të vizitojë sot Kievin, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim sigurie me shtetin ukrainas

Më: 12 janar 2024 Në ora: 09:02
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelensky

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, pritet që gjatë ditës së sotme të vizitojë kryeqytetin e Ukrainës.

Vizita vjen gjatë kohës që Britania e Madhe ka njoftuar se do të ofrojë një paketë të re ndihme ushtarake, mbështetje humanitare, dhe bashkëpunim për sigurinë e Ukrainës, marrëveshje kjo e cila do të nënshkruhet nga kryeministri britanik dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përmes këtij pakti, Britania e Madhe i ofron Ukrainës shërbime të inteligjencës, siguri kibernetike, trajnime mjekësore, dhe bashkëpunime për mbrojtje nga sulmet e vazhdueshme ruse.

Gjithashtu, pjesë e marrëveshjes janë edhe 2.9 miliard euro ndihmë ushtarake për vitet 2024-2025.

Duke i pasur parasysh dëmet njerëzore dhe materiale që i janë shkaktuar Ukrainës që nga fillimi i luftës, asaj do t’i ofrohet ndihmë financiare edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja.

BE pritet ta ndihmojë me 50 miliardë euro, ndërsa SHBA-ja me 60 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat