Deputetja Qudiq: Ja kush e solli Bosnjë-Hercegovinën në prag lufte

Evropë

Deputetja Qudiq: Ja kush e solli Bosnjë-Hercegovinën në prag lufte

Më: 19 janar 2024 Në ora: 23:43
Deputetja e Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Qudiq

Deputetja e Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Qudiq, është shprehur se është lideri i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ai që e ka çuar vendin e saj në prag lufte.

Komentet Qudiq i bëri në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, ku tha se duhen trajtuar pikat e një konflikti të mundshëm dhe pikat e burimit të këtij konflikti, që sipas saj, një prej tyre është patjetër Dodik.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Egro: Znj. Qudiq, ndërsa po përgatitesha për këtë intervistë, lexova shumë nga artikujt tuaj të publikuar në media të ndryshme, por edhe në rrjetet tuaja sociale, për të kuptuar më mirë realitetin në Bosnje. Do filloja duke ju cituar: “Racizmi, shovinizmi e konservatorizmi ekstrem janë kërcënimi qe e udheheq Dodikun në aksionin politik. Ai e ka sjellë Bosnjë-Hercegovinën në buzë të konflikteve dhe e ka zhytur Republikën Serbe në izolim.”

Ende besoni se gjendja është kështu?

QudiqAbsolutisht, absolutisht. Mbase më shumë tani se kurrë, duke pasur parasysh edhe kontekstin rajonal, por edhe krizën ku ndodhet vetë Evropa, por edhe bota mund të themi. Pra, edhe më e rëndësishmja, tani është koha për të trajtuar pikat e konfliktit të mundshëm dhe pikat e burimeve të konfliktit të mundshëm në Ballkanin Perëndimor, ndër të cilët është patjetër edhe z. Dodik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat