Edhe një anëtar i familjes mbretërore të Britanisë shtrihet në spital këtë javë

Evropë

Edhe një anëtar i familjes mbretërore të Britanisë shtrihet në spital këtë javë

Më: 22 janar 2024 Në ora: 00:21
Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson

Dukesha e Jorkut, Sarah Ferguson, është diagnostikuar me kancer e lëkurës pas heqjes së një nishani gjatë trajtimit për kancerin e gjirit.

Dukesha “mbetet në humor të mirë”, pavarësisht se është “shqetësuese” të kesh një tjetër diagnozë të kancerit, tha zëdhënësi i saj.

Ajo është e treta prej anëtarëve të familjes mbretërore që njofton për një procedurë mjekësore këtë javë.

Zëdhënësi i saj tha: “Dermatologu i saj kërkoi që disa nishane të hiqen dhe të analizoheshin në të njëjtën kohë kur dukesha po i nënshtrohej një operacioni rindërtues pas mastektomisë së saj, dhe një prej tyre është identifikuar si kancerogjene”.

“Ajo po i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme për t’u siguruar që kjo është kapur në fazat e hershme”.

“Dukesha dëshiron të falënderojë të gjithë ekipin mjekësor që e ka mbështetur, veçanërisht dermatologun e saj, vigjilenca e të cilit siguroi që sëmundja të zbulohej”, ka thënë zëdhënësi, shkruan BBC.

​Në spital këtë javë u shtri Mbreti Charles dhe Dukesha Kate Middleton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat