Eurodeputetja franceze zgjedhet presidente e grupit liberal

Evropë

Eurodeputetja franceze zgjedhet presidente e grupit liberal

Më: 25 janar 2024 Në ora: 14:34
Valérie Hayer

Valérie Hayer do të drejtojë fraksionin e liberalëve dhe centristëve të Parlamentit Evropian – grupi “Rinovo Europe” – pasi mori mbështetjen e 101 ligjvënësve të enjten.

Hayer, një anëtare e Parlamentit Evropian nga partia e Rilindjes së presidentit, Emmanuel Macron, bëhet personi më i ri që drejton grupin liberal në Parlamentin Evropian në moshën 37-vjeçare, shkruan euronews.

Pozicioni u la vakant në fillim të këtij muaji pasi Stéphane Séjourné u emërua Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Emmanuel Macron.

Hayer ishte e vetmja kandidate për këtë rol dhe u zgjodh me aklamacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat