Tragjike: Ish-polici malazez vrau gruan dhe djalin e tij, më pas kreu vetëvrasje

Evropë

Tragjike: Ish-polici malazez vrau gruan dhe djalin e tij, më pas kreu vetëvrasje

Më: 27 janar 2024 Në ora: 10:41
M.D. ishte punonjës në pension i Drejtorisë së Policisë, ndërsa V.D. ishte edukatore.

Polici në pension M.D. (52) vrau gruan V.D. (50) dhe djalin Gj.D. (13), dhe më pas kreu vetëvrasje, njofton Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Tragjedia ka ndodhur në rrugën Trebinjska, në lagjen Toloshi të Podgoricës, një orë pas mesnate.

Administrata e Policisë së ZKK-së tha se M.D. vrau me armë zjarri gruan dhe djalin, raporton rtcg.

“Hetimet në vendngjarje janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe zyrtarëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë”, njofton policia.

M.D. ishte punonjës në pension i Drejtorisë së Policisë, ndërsa V.D. ishte edukatore.

Sipas të dhënave të disponueshme, arma e përdorur ishte në pronësi private.

Shtohet se në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë të tjera, për të cilat efektivët e policisë do të përcaktojnë nëse ato janë në posedim të ligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat