Gjuha ruse, në shkollat estoneze!

Evropë

Gjuha ruse, në shkollat estoneze!

Nga: H.R. Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:44
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Kushtetuta është e qartë. Gjuha kryesore në Estoni është Estonishtja, tha kryeministri Kallas.

Qeveria estoneze nuk e ka ndërmend të rusifikoj fëmijët dhe të rinjtë estonezë, prandaj ata do të ndalojmë financimin e shkollave në gjuhën ruse dhe do të kalojmë në një arsimim më gjithëpërfshirës estonez,

kështu tha kryeministri estonez Kaja Kallas në Parlamenti i Estonisë, më 15 janar.

Në Estoni, ekzistojnë dy kurse paralele për shkollën fillore dhe shkollën e mesme të lartë. Njëra është shkolla e zakonshme estoneze ku mësimi zhvillohet në gjuhën estoneze, dhe tjetra, kursi alternativ ku mësohet në gjuhën ruse!

Sipas Evhen Tsybulenko, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Teknologjisë në Talin, studentët që kanë marrë arsimin e tyre në rusisht kanë nota dhe rezultate më të dobëta në teste përkatëse, andaj edhe e kanë më të vështirë të bashkërendin me shoqërinë dhe gjuhën estoneze .

Në Estoni, 27.4 për qind e popullsisë flasin rusisht si gjuhën e tyre të parë, prandaj synimi i ndërprerjes së financimit të shkollave në gjuhën ruse duhet të zëvendësohet me një komunitet më të gjerë gjuhësor, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë të jenë më të barabartë me shoqërinë dhe punën e pas arsimit.

Ne ishte dashtë ta kishim bërë këtë shumë, shumë kohë më parë, por më mirë vonë se kurrë, tha Kallas.

Nuk është vetëm Estonia e cila po shqyrton këto masa në lidhje me gjuhën ruse. 

Në vitin 2018, Letonia prezantoi një reformë gjuhësore që ndalon financimin e shkollave në gjuhën ruse. Në retrospektivë, vendi ka shkuar edhe më tej dhe ka futur ndalime për gjuhën ruse në aeroporte, stacione treni dhe të ngjashme, sipas revistës Foreign Policy. Përfaqësuesit e zgjedhur më pas thanë se qëllimi ishte, ndër të tjera, të pakësohej ndikimi i Rusisë.

Në Letoni, plot 36 për qind flasin rusisht si gjuhën e tyre të parë. Ish politikani Boris Tsilevitch i thotë për Foreign Policy se pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022 ka çuar në akuza për pabesi ndaj rusishtfolësve në vendet baltike.

OKB-ja ka kritikuar gjithashtu Letoninë dhe i është referuar ligjit si diskriminues ndaj grupit më të madh të pakicës në vend.

Ministri i Arsimit i Lituanisë Gintautas Jakstas tha për agjencinë lituaneze të lajmeve Elta; se ata po shikojnë mundësinë e mbylljes së shkollave për pakicat ruse në vend…)

Në nivel shtetëror duam t'i mbyllim këto shkolla, pasi fëmijët tanë rriten në shoqëri paralele, kjo është e vështirë që të integrohen në mënyrë  të barabartë! Mendoj se do të jemi më mirë nëse nuk kemi shkollat ​​tona ruse për fëmijët e pakicave në të ardhmen, tha ministri i Arsimit Gintautas Jakstas.

Gjatë okupimit sovjetik, dhe pas Luftës së Dytë Botërore, me mijëra estonez,letonezë dhe lituanezë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, përderisa erdhën me mijëra ardhacakë rusë nëpër vendet e Baltikut.

Pas shpalljeve të pavarësisë së vendeve Baltike dhe rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, po këta mijëra rusë mbetën brenda kufijve të shteteve të pavarura të rilindura.

Në retrospektivë, vendet Baltike kanë krijuar lidhje më të forta me Perëndimin dhe të gjitha vendet u bënë anëtare të NATO-s dhe BE-së në vitin 2004.

Evhen Tsybulenko, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Teknologjisë në Talin, shkruan në një e-mail për gazetën, Dagsavisen, se rusishtja nuk do të ndalohet në sistemin arsimor të Estonisë, por se kjo vlen për shkollën publike estoneze, pra nuk bëhet fjalë për ndalimin e mësimit të gjuhës ruse. Në të ardhmen do të jetë e mundur të studiohet gjuha ruse në Estoni, siç ka qenë gjithmonë e mundur. Kjo ka të bëjë me bërjen e Estonishtes gjuhë kryesore në të gjitha shkollat ​​shtetërore për të siguruar një platformë të përbashkët po aq të mirë për të gjithë nxënësit.

Tsybulenko thekson se ka shkolla të veçanta ruse, por nxënësit kanë probleme gjuhësore, kur përballen me arsimin e lartë dhe tregun e punës në vend.

Sondazhet e PISA-s tregojnë në përgjithësi rezultate më të dobëta akademike, në krahasim me nxënësit e shkollave të Estonisë, thotë ai.

Ata nuk e ndajnë shkollën me miqtë estonezë, estonezët nuk shoqërohen me miqtë rusë!

Si rezultat i kësaj gjendje, kemi shoqëri paralele me dy bashkësi gjuhësore krejtësisht të ndryshme që do të luftojnë për të komunikuar me njëra-tjetrën. Rusia u është referuar më parë këtyre masave që shtrëngojnë gjuhën ruse jashtë vendit si një sulm ndaj kulturës ruse dhe shpirtit të popullit.

Tsybulenko thekson se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në disa raste ka refuzuar padi pikërisht për këtë çështje. Në lidhje me një rast të ngjashëm nga Letonia, gjykata theksoi se autoritetet kanë detyrimin t'u ofrojnë të gjithë nxënësve arsimim por se ky detyrim nuk do të thotë që ju mund të kërkoni mësim në ndonjë gjuhë tjetër përveç gjuhës kombëtare të vendit.

Tsybulenko thotë se ai nuk mendon se estonezët kanë frikë nga pushtimi, por se ata i besojnë NATO-s dhe forcave të tyre të armatosura.

A mendoni se Rusia do të ndihet e provokuar nga një reformë e tillë?

Unë mendoj se e vetmja gjë që provokon Rusinë është dobësia. Për fat të mirë, gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar ta kuptojnë këtë, thotë ai….)

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mars 2023, përfaqësuesi rus Vasiliy Nebenzia pretendoi se në Ukrainë po zhvillohet një "inkuizicioni gjuhësor" kundër gjuhës ruse”…)

Që kur Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës, ata janë përpjekur të ushtrojnë kontroll përmes masave që synojnë të mbjellin frikë dhe të shtypin kulturën dhe identitetin ukrainas. Këto masa përfshijnë ndalime arbitrare, tortura, dëbime të detyruara, kontrollin e pasaportave, pikat e kontrollit, futjen e ligjit rus, median, arsimin dhe monedhën, shkruanin përfaqësuesit e vendeve të G7 në një deklaratë të përbashkët vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat