Sulm ndaj konsullatës amerikane në Firence, dyshohet se lidhet me Hamasin

Evropë

Sulm ndaj konsullatës amerikane në Firence, dyshohet se lidhet me Hamasin

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Një organizatë e quajtur “E gjithë bota është Hamasi” ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e dy koktejeve molotov në konsullatën amerikane në Firence një ditë më parë. Grupi ka ndarë një video në Telegram, të realizuar gjatë natës godinës së konsullatës amerikane, ku thuhet:

” Sot është 30 janar. Për 24 orë do të fillojmë, në dashtë Zoti, me operacionin e parë “vdekje sionistëve” në Evropë,” thotë zëri në arabisht.

“Objektivi është të lëshohen 2 bomba 1-2 metra larg Konsullatës së Përgjithshme të SHBA në Firence, vetëm si paralajmërim. Megjithatë, nëse Italia dhe Evropa vazhdojnë të mbështesin krimet e Izraelit dhe SHBA-së, ne do të fillojmë me operacionin e parë të vërtetë dhe dijeni se mbi gjysma e objektivave nuk janë izraelitë apo amerikanë”, thuhet më tej në video.

Videoja u mor seriozisht nga antiterrorizmi, duke pasur parasysh ashpërsinë e situatës që nga tetori i kaluar. “Është një situatë që nuk po e nënvlerësojmë ”, tha prokurori i Firences, Filippo Spiezia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat