Cameroni paralajmëron pasoja për Rusinë pas vdekjes së Navalnyt: Do të ndërmarrim masa

Evropë

Cameroni paralajmëron pasoja për Rusinë pas vdekjes së Navalnyt: Do të ndërmarrim masa

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:35
David Cameron

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, tha të shtunën në Mynih se duhet të ketë pasoja pas vdekjes së opozitarit rus në burg, Alexei Navalny.

Duke folur para mediave në Konferencën e Mynihut për Siguri, kryediplomati britanik tha: “Reflektimi gjatë natës së mbrëmshme të bën të mendosh se çfarë njeriu i jashtëzakonshëm ishte ky burrë [Navalny]. Jeta e tij zbuloi aq shumë për natyrën e vërtetë të regjimit të kobshëm të Putinit dhe vdekja e tij e ka zbuluar këtë prapë nga fillimi” – raporton gazeta “The Guardian”.

“Duhet të ketë pasoja. Kur ndodhin shkelje të tmerrshme të të drejtave të njeriut si kjo, ajo që ne e bëjmë është që shikojmë nëse ka persona individualë që janë përgjegjës dhe nëse ka masa dhe veprime individuale që mund t’i ndërmarrim. Ne nuk i kemi njoftuar ato paraprakisht, prandaj nuk mund të them asgjë më shumë se kaq, por kjo është ajo që ne do ta shikojmë” – shtoi ai.

“Natyrisht se tashmë e kemi thërritur në takim ambasadorin [rus] dhe i bëmë të qartë pikëpamjet tona për këtë ngjarje të frikshme dhe për mënyrën se si ky person ishte trajtuar. Jam i qartë se ne do të ndërmarrim masa dhe do t’i nxisja të tjerët që ta bëjnë të njëjtën gjë” – paralajmëroi zyrtari i lartë britanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat