Funerali i Navalnyt do të mbahet në Moskë të premten

Evropë

Funerali i Navalnyt do të mbahet në Moskë të premten

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Ceremonia e varrimit të Alexei Navalnyt do të bëhet në Moskë të premten, tha zëdhënësja e tij, raporton Skynews.

Një ceremoni do të zhvillohet në një kishë në distriktin juglindor Maryino në orën 14:00 me kohën lokale, tha Kira Yarmysh në një postim për platformën X.

Në postim ajo u tha njerëzve që të “vinin herët”.

Më pas do të bëhet funerali në varrezat e Borisovit, konfirmoi Yarmysh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat