Medvedev fyen Macronin: Ai është një frikacak zoologjik

Evropë

Medvedev fyen Macronin: Ai është një frikacak zoologjik

Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:13
Dmitry Medvedev

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, komentoi shtyrjen e vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Kiev dhe e quajti liderin francez “frikacak”.

“Macron po përgatitet të shkojë në Kiev? Por ai është një frikacak zoologjik! Gjithsesi: Unë rekomandoj zyrën e tij të sjellë disa palë boksierë! Do të ketë erë vërtet të fortë…”, ka shkruar ndër të tjera Medvedev në frëngjisht në platformën X.

Në postim, zyrtari rus shkroi disa komente të tjera fyese kundër presidentit francez dhe e përfundoi postimin e tij me fjalët “Franca e gjorë!”.

Më herët, e përjavshmja franceze “Tribune” raportoi se vizita e Macron në Kiev, e planifikuar për në mars, mund të shtyhet sërish për arsye sigurie dhe për shkak të organizimit të një udhëtimi të përbashkët me liderët e tjerë të BE-së.

Portali i Brukselit “Politico”, duke cituar një diplomat francez të paidentifikuar, shkruante se Macron e shtyu vizitën e tij në Ukrainë për shkak të mosmarrëveshjeve me aleatët pas deklaratave të ashpra të politikanit për konfliktin ukrainas. Sipas diplomatit, presidenti francez tani dëshiron të “marr kohën e nevojshme” për bisedimet me aleatët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat