Vuçiq tregon emrin e mandatarit të ri të Qeverisë së Serbisë

Evropë

Vuçiq tregon emrin e mandatarit të ri të Qeverisë së Serbisë

Më: 30 mars 2024 Në ora: 19:17
Aleksandar Vuçiq

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, do të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë.

Kjo është bërë e ditur nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

“I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviqin për kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë”, ka thënë Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Vuçeviq është aktualisht ministër i Mbrojtjes, i cili pritet të jetë pasues i Ana Bërnabiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat