Një automjet digjet në flakë jashtë Pallatit Buckingham – publikohen pamjet

Evropë

Një automjet digjet në flakë jashtë Pallatit Buckingham – publikohen pamjet

Më: 30 mars 2024 Në ora: 20:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e urgjencës janë drejtuar drejt Pallatit Buckingham të Mbretërisë së Bashkuar pasi një automjet ka shpërthyer në flakë.

Bëhet e ditur se rruga Spur e Londrës është mbyllur ndërsa Brigada e Zjarrfikësve është përkujdesur që ta bëjë zonën më të sigurt.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë biçikletën me tre rrotë duke u djegur në flakë, shkruajnë mediat e huaja.

Siç është raportuar, automjeti është një biçikletë me pedale e jo elektronike.

Tymi i dendur është shpërndarë edhe në ajër, andaj policia ka vendosur një kordon rreth zonës për të ndaluar qarkullimin e kalimtarëve.

Edhe pse nuk raportohet për të lënduar, motivi i zjarrit nuk dihet ende.

“Zjarri nuk besohet të jetë i qëllimshëm ose i dyshimtë”, tha policia e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat