Mos mendoni se Ukraina do të bie!

Evropë

Mos mendoni se Ukraina do të bie!

Nga: H.R. Më: 31 mars 2024 Në ora: 19:37
Profesor në Kolegjin Norvegjez të Mbrojtjes, Tormod Heier.

Megjithëse 32 shtetet anëtare të NATO-s posedojnë sasi të mëdha armësh dhe ushtarësh, NATO nuk është në një situatë ku vendet anëtare të kenë vënë forcat e tyre ushtarake në gatishmëri.

Ndërsa Rusia po bën një luftë me intensitet të lartë, me qindra mijëra ushtarë të armatosur rëndë në veprim, por edhe industrinë e vendit në një bazë lufte, ka pak shenja nga pjesa tjetër e Europës që ka ndërmarrë hapa për t'u përgatitur për  ndonjë një sulm eventual rus…)

- Po NATO si tërsi, a është mjaftueshëm e përgatitur për një konflikt me Rusinë, apo aleanca është prapa dhe jashtë ekuilibrit?

- NATO është shumë e preokupuar me më të keqen që mund të imagjinohet, ajo është një luftë e tretë botërore me Rusinë, por harron njëkohësisht të përfshihet në skenarin e mundshëm. Nuk është në pyetje një sulm rus kundër forcave ushtarake të NATO-s, por sulme hibride kundër shoqërisë civile të shumë anëtarëve të vegjël dhe të mëdhenj të Aleancës, thekson Heier.

Ai beson se shumë vende të NATO-s janë të cenueshme, sepse afërsia ushtarake, lidhjet e afërta me një shoqëri civile që funksiojnë mirë, në kontrast me vendet me tipare më autoritare.

- Nëse nuk forcohet qëndrueshmëria e shoqërisë civile, aftësia e mbrojtjes ushtarake e NATO-s  do të  plasaritet dhe kjo nuk është mirë!

Jo për shkak të forcave ruse, por se nga veprimet e shoqërive civile brenda organizatave me efekte edhe më të dëmshme se sa që kishin bërë rusët me të shtëna! Kjo është e mundëshme, sepse aftësia operacionale e forcave të NATO-s mbështetet në shoqërinë civile që janë në funksionon të mirë. Një shembull konkret nga kompanitë e kujdesit shëndetësor që funksionojnë mirë, Telenor, Bring, Norgesgruppen, Avinor, Administrata Bregdetare dhe Agjencia e Doganave dhe dhumë të tjera nëpër mbarë Europën. Është pak e çuditshme që Nordic Response 2024 nuk përfshiu më shumë aktorë civilë në stërvitjen e marsit,mendon  Heier.

Mos mendoni se Ukraina do të bjerë!

- Nëse Ukraina duket se bie në duart e Putinit, çfarë do të bëjë NATO atëherë?

- Atëherë NATO do të detyrohet të shpenzojë edhe më shumë para për mbrojtjen,kjo do të thotë se buxhetet e mbrojtjes ndoshta do të rriten në nivelet që kishin vendet anëtare gjatë Luftës së Ftohtë, në mes tre dhe pesë për qind të prodhimit kombëtar bruto. Mund të ndodhë gjithashtu që industria e mbrojtjes do të duhet të rindërtohet edhe më shumë, dhe se rritjet që shohim sot janë vetëm fillimi i fillimit.

- Me shumë mundësi, Ukraina nuk do të bjerë sepse vendi është shumë i madh, popullsia shumë e madhe dhe duhen ushtarë të  shumtë  që Rusia të fitojë kontrollin territorial mbi vendin e dytë më të madh të Evropës. Qëllimi për ukrainasit është të bëjnë një formë lufte që nuk zhvillohet me kushtet ruse, dhe të presin që Perëndimi të rrisë prodhimin e municioneve, thekson Heier.

"Ështl e mundëshme  që presioni të rritet për SHBA-të, pasi që ato duhet të përballen me krizën në Europë dhe një sfidë në rritje kineze në Azinë Juglindore. Kjo pjesërisht edhe mund të çojë në një rritje të mbështetjes për armët bërthamore amerikane në strategjinë e mbrojtjes evropiane pasi që nuk ka forca të mjaftueshe konvencionale amerikane të disponueshme në të njëjtën kohë. Ose tjetra mundësi në  përfundimin e marrëveshjeve dhe mirëkuptimeve të reja midis krerëve të shteteve kineze, ruse dhe amerikane, nëse një kryetar i ri republikan i shtetit vjen në pushtet në Shtetet e Bashkuara, por askush nuk e din saktësisht se çka do bëhet, thekson, nënkoloneli.

Sa realiste është që NATO, ose vende individuale në aleancë, të dërgojnë forca në Ukrainë?

Realizmi i kontributeve të tilla të forcave është më i madh sot se sa ishte një vit më parë. Megjithatë, kontributet e tilla të trupave janë të diskutueshme sepse thyejnë një kufi,  kjo do me thënë se ushtarët perëndimorë nuk duhet të takohen me forcat ruse në terren, pastaj kjo edhe mund të përshkallëzohet në luftë bërthamore. Me marrë NATO një rrezik të tillë është e papranueshme, për shembull kështu pretendon Gjermania. Por përmes një koalicioni ad hoc më të lirë të shteteve perëndimore që kan të njëjtin mendim, një opsion i tillë do të jetë më pak i rrezikshëm sesa mendohej më parë. Në këtë mënyrë, vendet individuale në NATO do të jenë në gjendje të krijojnë koalicionet e tyre, të cilat jashtë kornizës aleate, mbledhin dhe transferojnë forcat në Ukrainë. Heier beson se kjo strategji do të jetë e rëndësishme për çdo vend pjesëmarrës për disa arsye të ndryshme.

Pjesërisht për të parandaluar që mbrojtja ukrainase dhe pozicionet e mbrojtjes mbrojtëse në Donbas të fortifikohen dhe të mos shemben nën presionin e forcave ruse, të cilat mund të dëshirojnë të nisin një ofensivë të re verore në maj-qershor, kur toka në Ukrainën Lindore është më stabile. Prandaj kjo pritje në një afat më të gjatë, mund të zvogëlojë sigurinë e shumë vendeve të tjera fqinje në Evropën Lindore, beson Heier. Ai beson se nga këndvështrimi i Francës, do të ishte e përshtatshme të ndërhyhej për vendosjen e forcave perëndimore në tokën ukrainase.

"Për Francën, një opsion i tillë do të forcojë gjithashtu rolin udhëheqës të vendit, statusin dhe prestigjin në Europë. Jo më pak duke pasur një kryetar shteti që e ngre diplomacinë franceze dhe fuqinë ushtarake në një rol udhëheqës europian. Kjo mund të jetë e rëndësishme, e parë nga sytë francezë, (nëse del se vëllai i madh i Europës, Shtetet e Bashkuara) pra tërhiqen nga roli i tyre që është si një meteorit kryesor i Perëndimit për Europën dhe Ukrainën, pas zgjedhjeve presidenciale në nëntor, përfundon eksperti ushtarak norvegjez, T. Heier! /Nga Gunnar R. Larsen/Abc nyheter

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat