Klitschko tregon “planet e Putinit për Kievin” – u përgjigjet atyre që kërkojnë negociata me Rusinë

Evropë

Klitschko tregon “planet e Putinit për Kievin” – u përgjigjet atyre që kërkojnë negociata me Rusinë

Më: 31 mars 2024 Në ora: 22:35
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalii Klitschko

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitalii Klitschko paralajmëron se qyteti mund të bëhet sërish një objektiv i forcave tokësore ruse.

Siç ka thënë Klitschko në një intervistë për tabloidin gjerman Bild, Kievi ishte dhe mbetet një objektiv për Vladimir Putinin.

“Kiev ishte dhe mbetet një objektiv për Putinin, sepse kryeqyteti është zemra e vendit. Por ne jemi shumë më të përgatitur për këtë se sa dy vjet më parë. Nëse Putini e merr atë vendim, do të jetë një vendim i përgjakshëm”.

Klitschko, duke qëndruar përpara një ndërtese banimi të shkatërruar të goditur nga një raketë disa ditë më parë, i bën thirrje Perëndimit të forcojë mbështetjen për Ukrainën.

“Ne kemi nevojë urgjente për më shumë mbrojtje ajrore, më shumë raketa kundërajrore!”, citohet të ketë thënë ai.

Ai iu përgjigj gjithashtu komenteve të disa politikanëve perëndimorë për negociatat apo “ngrirjen e luftës”.

“Ky është qëndrim i gabuar, përkundrazi ne kemi nevojë për më shumë mbështetje. Ne nuk do t’i japim Rusisë asnjë territor. Ky nuk mund të jetë një kompromis”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat