Tragjedi në festimin e fitores zgjedhore në Turqi, një zyrtar i CHP-së humb jetën nga shembja e ballkonit të ndërtesës

Evropë

Tragjedi në festimin e fitores zgjedhore në Turqi, një zyrtar i CHP-së humb jetën nga shembja e ballkonit të ndërtesës

Më: 1 prill 2024 Në ora: 20:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mehmet Palaz është një nga turqit e lënduar i cili u shtrua në spital pasi u shemb ballkoni i ndërtesës së qarkut të CHP-së në Tavas, gjatë zgjedhjeve lokale të 31 marsit.

E tani mjekët kanë bërë të ditur se Palaz nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga shembja e ballkonit.

Me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve lokale të 31 marsit, ballkoni i ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP) në lagjen Tavas të Denizlit u shemb.

Pas ngjarjes së trishtë mbetën të lënduar 8 anëtarë të partisë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë.

Disa nga të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror Tavas, ndërsa disa në spitalet në Denizli.

65-vjeçari Mehmet Palaz, i cili u lëndua rëndë dhe u dërgua në spitalin shtetëror të Denizlit, nuk ka mundur të shpëtojë me gjithë ndërhyrjet.

Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz mbushi me trishtim qarkun ku ai vepronte.

Kadir Tatık, i cili fitoi kryebashkiakun e Tavas, deklaroi se ishte në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e tij.

“Uroj shërim sa më të shpejtë për bashkëqytetarët e mi që u plagosën nga ngjarja e mbrëmshme. Mëshirë i uroj edhe vëllait tim Mehmet Palaz i cili ndërroi jetë. Ngushëllimet e mia”, tha kryebashkiaku Tatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat