Stambollitët mirëpresin humbjen e partisë së Erdogan në zgjedhjet lokale

Evropë

Stambollitët mirëpresin humbjen e partisë së Erdogan në zgjedhjet lokale

Më: 1 prill 2024 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Një ditë pas disfatës së partisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet lokale ndaj partisë së qendrës së majtë CHP, shumë rezidentë të Stambollit të intervistuar nga rrjeti AFP, mirëprisnin rezultatin.

“Është si lindja e një dite të re,” tha dyqanxhiu 46 vjeçar Murat Akgun, mendimi i të cilit mbështetej nga të tjerë të intervistuar nga rrjeti francez, që flisnin me shpresë për fitoren e opozitës.

Akgun shtonte se shpresonte që zgjedhja e të sillte ndryshim: “U habita pak nga rezultati, kjo do të thotë se shumë njerëz po zgjohen, dhe po reagojnë ndaj disa gjërave të papëlqyeshme, sepse në vend nuk ka mbetur as drejtësi as etikë. Ekonomia është shumë rëndë”.

55 vjeçarja shtëpiake Uigun Ismailoglu, tha se kishte shpresë te kryebashkiaku i ri.

“Jam e kënaqur, mendoj se zoti Ekrem do të vazhdojë suksesin e pesë-vjecarit të tij të parë.

Edhe pensionistja Zulfie Durtek Durmaz, tha se kishte ardhur koha që Erdogan të shkonte.

“(Erdogan) duhet të largohej, kishte ardhur koha, vetëm rritje çmimesh për çdo gjë, çfarë të bëjnë njerëzit më shumë, me çfarë të paguajnë? Unë jam nënë e dy fëmijëve, çfarë mund t’i ofroj unë atyre? Përpiqem të blej një bukë, por kushton shumë, kështu që duhet të themi të vërtetën… Erdogan duhet të shkonte, le të shikojmë çfarë mund të bëjë partia e Kilicdaroglu, ndoshta ata mund të jenë më keq, por të shohim”.

Zulfiie Durtek Durmaz, shtonte gjithashtu pakënaqësinë e saj me pushtetin aktual:

“Përse humbi Erdoğan? A e dini pse, sepse nuk mund të vidhte më vota, ai ka qenë i pamëshirshëm për popullin tonë. Taksa për gjithçka, vetëm taksa. Çdo gjë është jashtë kontrolli. Përpiqemi të blejmë diçka për fëmijët por nuk mundemi. Erdogan duhet të shkonte, ai është 70 vjeç tani, le t’ia lërë më të rinjve”.

Ramazan Cetin, berber me origjinë kurdë tha:

“E vlerësoj Imamoglu për këtë: Erdogan është arrogant, nuk pranon humbjen, ka shumë spekulime për zgjedhje të parakohshme, dhe nëse ndodh vetëm dy persona mund të kandidojnë kundër tij; njëri është Selahattin Demirtas dhe tjetri Imamoglu…”

Mevlude Okten, pensioniste me rrogën e burrit të ndjerë, tha:

“Erdogan i gënjeu të moshuarit, gënjeu të varfrit, dhe megjithëse ka arritur disa gjëra unë e kundërshtoj sepse ai është me moshë sa unë dhe duhet të largohet nga detyra me dinjitet”.

Pensionisti Sitki Erol , ende i punësuar në sektorin privat, tha se ‘kush gabon duhet të paguajë’.

“Unë ngihem në gjashtë të mëngjesit deh shkoj në punë në ora tetë. Kthehem në shtëpi në 10 të darkës, por rroga nukmë mjafton. Përse duhet të kaloj gjithë këtë vuajtje. Ai duhet të ishte kujdesur për njerëzit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat