Rusia sekuestron 70 kg eksploziv nga Ukraina

Evropë

Rusia sekuestron 70 kg eksploziv nga Ukraina

Më: 2 prill 2024 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Shërbimi rus i sigurisë FSB njoftoi sot se ka sekuestruar dhjetëra kilogramë eksploziv me origjinë nga Ukraina, të cilat u gjetën të fshehura brenda ikonave ortodokse në një nga dërgesat që kishin kaluar nëpër Bashkimin Europian.

Konfiskimi u krye gjatë një inspektimi të një ngarkese me ikona dhe objekte fetare në rajonin Pskov të Rusisë veriperëndimore, në kufirin me Letoninë, tha FSB në një deklaratë.

FSB pas hetimeve përkatëse arriti në përfundimin se eksplozivët u transportuan në Rusi nga Ukraina nëpërmjet Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Sipas të njëjtit burim, u sekuestruan gjithsej 70 kilogramë eksploziv, si dhe pajisje të improvizuara.

Një i dyshuar, i cili dyshohet se akuzohet për përfshirje në trafikim, është arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat