Tre të vdekur nga një ortek në resortin e skive Zermatt në Zvicër, pamjet që tregojnë momentin e frikshëm

Evropë

Tre të vdekur nga një ortek në resortin e skive Zermatt në Zvicër, pamjet që tregojnë momentin e frikshëm

Më: 2 prill 2024 Në ora: 10:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ortek në resortin kryesor të skive në Zermatt në Zvicër ka vrarë tre persona dhe ka plagosur një, pasi autoritetet paralajmëruan për rrezikun e fatkeqësive të tjera për shkak të erërave të forta dhe reshjeve të borës.

Sipas mediave të huaja, një operacion i madh shpëtimi filloi pavarësisht motit të keq.

Por kërkimi u ndërpre në mbrëmje, tha kantoni Valais në X, duke konfirmuar se tre persona kishin vdekur dhe një u plagos.

Reshjet e dendura të borës dhe erërat shumë të forta i kanë shtyrë autoritetet të paralajmërojnë për një rrezik të madh orteku në Alpet jugore të Zvicrës.

Rreziku u konsiderua veçanërisht i lartë në kantonet Grisons dhe Valais, të dyja destinacionet e njohura të skive.

“Duhet të priten ortekë shumë të mëdhenj, dhe në disa raste jashtëzakonisht të mëdha, spontane”, tha Instituti për Kërkimin e Borës dhe Ortekut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat