Policia konfirmon numrin e nxënësve të lënduar në shkollën në Finlandë

Evropë

Policia konfirmon numrin e nxënësve të lënduar në shkollën në Finlandë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 11:00
Finlandë

Tre fëmijë kanë pësuar lëndime pas të shtënave të armëve në shkollën fillore në Vantaa të Finlandës.

Përveç numrit të nxënësve të lënduar, policia ka konfirmuar se i dyshuari i arrestuar është gjithashtu një i mitur, raporton  Reuters.

Të lënduarit janë dërguar në spital, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë.

Të shtënat kanë zënë vend në shkollën fillore të Viertola, e cila ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë në të nëntën me një staf prej 90 vetave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat