Tre të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Alpet zvicerane

Evropë

Tre të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në Alpet zvicerane

Më: 2 prill 2024 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Një helikopter që transportonte një udhërrëfyes dhe vizitorë në një pikë zbritjeje në majë mali për skiatorët u rrëzua të martën në Alpet zvicerane, duke lënë të vdekur tre persona dhe plagosur po aq të tjerë.

Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet për të përcaktuar se pse helikopteri i shërbimeve të lehta rrëshqiti nga zona e uljes pranë majës Petit Combin 3,668 metra në jugperëndim të Zvicrës, njoftoi policia rajonale e Valaisit.

Shtatë helikopterë të shpëtimit u vendosën në zonë, duke ndihmuar në nxjerrjen e dy personave në bord dhe duke i transportuar ata në një spital aty pranë.

Një person u shpëtua, por tre të tjerë u gjetën të vdekur, shkruan në deklaratën e policisë.

Policia nuk specifikoi menjëherë se cilët ishin viktimat dhe të mbijetuarit, raporton ap.

Prokurorët federalë do të marrin përgjegjësinë për hetimin së bashku me policinë rajonale dhe kombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat