Putin kërkon mbledhje urgjente pas sulmeve në Siri

Evropë

Putin kërkon mbledhje urgjente pas sulmeve në Siri

Më: 7 prill 2017 Në ora: 12:35
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka ftuar për mbledhje urgjente Këshillin e sigurisë ruse për sonte, në mënyrë që të shqyrtojë sulmet ajrore amerikane në Siri.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sipas të cilit Rusia do të mbajë të hapura komunikimet e kanaleve ushtarake dhe atyre teknike me Uashingtonin, por nuk do të shkëmbejë informacione përmes tyre.

“Në dritën e këtyre sulmeve raketore, rreziku i përplasjes së fluturakeve ruse dhe amerikane është shtuar dukshëm”, tha Peskov.

Ai tha se sulmi i ushtrisë amerikane është në favor të grupeve radikale dhe Shtetit Islam, të cilat operojnë në Siri.

Ndryshe, Rusia ka suspenduar bashkëpunimin me SHBA-të, të drejtuar në shmangien e incidenteve në hapësirën ajrore siriane.

SHBA kanë kryer sulm raketor kundër forcave ushtarake siriane, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me helm kimik në Kan Sheikun, qytet nën kontrollin e kryengritësve. Në sulm janë vrarë të paktën shtatë ushtarë sirianë, ndërsa baza është shkatërruar pothuajse plotësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat