Macron kërkon që buka franceze të jetë nën mbrojtjen e UNESCO-s

Evropë

Macron kërkon që buka franceze të jetë nën mbrojtjen e UNESCO-s

Më: 13 janar 2018 Në ora: 22:25
Presidenti francez, Manuel Macron

Presidenti francez, Manuel Macron ka dalë në mbështetje të elitës së bukëpjekësve francezë, duke kërkuar që buka tradicionale “baguette” të hyjë në listën e objekteve të mbrojtura nga Agjencia e OKB-së për Kulturën, UNESCO.

Bukëpjekësit francezë janë frymëzuar nga suksesi i picës napoletane, që vitin e kaluar hyri në listën e objekteve të mbrojtura nga UNESCO.

Synimi i UNESCO-s është të ruajë kulturat tradicionale nga ritmet e shpejta të globalizimit. Komiteti i saj mblidhet çdo vit për të vlerësuar nominimet që vijnë nga i gjithë globi. Për francezët, kur flitet për “baguette” nuk flitet thjesht për emrin dhe formën e saj, por për recetën dhe ingredientët që përmban ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat