Francë: Një viktimë në protestat kundër ngritjes së taksës së naftës - Bota Sot
Francë: Një viktimë në protestat kundër ngritjes së taksës së naftës

Evropë

Francë: Një viktimë në protestat kundër ngritjes së taksës së naftës

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 13:36
Një protestues në Francë

Një grua ka humbur jetën aksidentalisht gjatë protestave kundër taksës në çmimin e naftës në Francë, që e vendosi presidenti Emmanuel Macron.

Teksa protestuesit kishin bllokuar rrugën në juglindje të Savoie, një ngasëse e automjetit, nga panika që është rrethuar me protestues, ka shkelur aksidentalisht një grua duke e lënë të vdekur, ka raportuar ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner.

Një qytetar ka shpërndarë në Twitter pamje të protestuesve me motoçikleta

Mijëra protestues të veshur me jelekët e verdhë, bllokuan autostratat, rrethrrotullimet dhe shumë rrugë, gjatë protestës kundër vendimit të presidentit Macron.

Protesta u organizua përmes rrjeteve sociale dhe mori përkrahje edhe nga votuesit që u dëshpëruan me reformat ekonomike dhe qeverisjen e Macronit.

Gjashtëmbëdhjetë persona pësuan lëndime të lehta dhe nga autoritetet u raportua se 50,000 persona ishin pjesë e protestës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...