Angli, kërkohet që në kartmonedhën e re të 50 euros të jetë një figurë nga pakicat

Evropë

Angli, kërkohet që në kartmonedhën e re të 50 euros të jetë një figurë nga pakicat

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Presioni po rritet në guvernatorin e Bankës së Anglisë, Mark Carney, për të zgjedhur një figurë historike nga të zinjtë, aziatikët dhe për minoritetin etnik (BAME) për t’u vendosur në monedhën 50 euroëshe.

Më shumë se 200 njerëz përfshirë yjet, udhëheqësit kulturorë dhe politikanët kanë mbështetur një fushatë e cila po udhëhiqet regjisorët Zehra Zaidi dhe Patrick Vernon, për një bankënote të re, e cila duhet të reflektojë Britaninë moderne dhe multikulturore.

Ndër të parët që mund të bëhen fytyra e parë nga minoritetet në një kartëmonedhë britanike janë: heroina e parë e Britanisë e luftës myslimane, Noor Inayat Khan si dhe infermierja e luftës së Krimesë, Mary Seacole.

Një tjetër emër është edhe shkrimtari, Ignatius Sancho, i cili luftoi për t’i dhënë fund shitjes së skllevërve dhe u bë personi i parë me ngjyrë që mori pjesë në zgjedhjet britaneze duke kërkuar votën. Po ashtu, një skllav i liruar nga Guyana i cili i dha mësim Charles Darëin në Edinburgh.

Kjo kampanjë vjen pasi Banka e Anglisë ka bërë thirrje për nominime publike për një person që të vendoset në kartëmonedhën e re. Nominimet mbyllen të premten.

Carney, i cili ka prezantuar tashmë një shkencëtar i cili do të bëhet i njohur për publikun në vazhdim, do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare vitin e ardhshëm.

Zaidi i ka thënë Sky Neës që ajo kërkon që Banka e Anglisë të përfshijë në politikën e saj edhe figura nga pakicat.

Të tjerët që e përkrahën këtë inciativë thanë se kjo është një mundësi e mirë për të “edukuar vendin”, ndërsa më shumë se 200 vetë kanë nënshkruar peticioni nga kjo fushatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat