Të rinjtë e Ferizajt nga “Change with Us”, mbajnë tryezë dhe marsh rreth kancerit të gjirit

Ferizaj

Të rinjtë e Ferizajt nga “Change with Us”, mbajnë tryezë dhe marsh rreth kancerit të gjirit

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:49
Ferizaj

Të rinjtë e organizatës “Change with Us”  në Ferizaj kanë mbajtur sot një tryezë që pastaj është përcjell me një marshim qendrës së qytetit në përkrahje të personave të prekur dhe atyre që i mbijetuan kancerit të gjirit.

Qëllim i këtij aktiviteti ka qenë senzibilimi i shoqërisë rreth kësaj sëmundjeje.

“Sot, më datë 18 tetor 2019, u mbajt një tryezë e hapur, me të ftuar Dr. Zora Kurti, e cila foli tërthorazi për simptomat dhe diagnostikimin e këtij kanceri dhe drejtoresha e shkollës fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj, Zyhrije Vata, e prekur nga kanceri i gjirit, që me shumë transparencë shpjegoi se si është jeta midis shëndetit dhe sëmundjes”, thuhet në një njoftim të tyre.

Nga personat e ftuar në tryezë ka pasur edhe prej atyre që kanë qenë të prekur nga sëmundja e kancerit të gjirit.

“Marshimi rozë, për Muajin rozë” ka qenë mbishkrimi i aktivitetit të sotëm ku kanë qenë të bashkuar edhe qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat