Momente tmerri: Përhapet flakë nga telat e rrymës në Ferizaj

Ferizaj

Momente tmerri: Përhapet flakë nga telat e rrymës në Ferizaj

Më: 22 janar 2020 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Telat e shtyllës elektrike kanë marrë flakë afër disa shtëpive në rrugën “Njazi Bajraktari”.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:10 sipas banorëve që janë shqetësuar nga flaka e papritur që është përhapur në këtë lagje.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas është ndërprerë edhe rryma elektrike.

Sipas banorëve nuk ka mbetur i lënduar askush nga ky incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat