Ferizaj/11 punëtorë janë të prekur me COVID-19, ndër ta gjashtë drejtorë si dhe nënkryetari i komunës

Ferizaj

Ferizaj/11 punëtorë janë të prekur me COVID-19, ndër ta gjashtë drejtorë si dhe nënkryetari i komunës

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 10:13
Foto Ilustrim

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se prej 21 rasteve që dolën të hënën të prekur me COVID-19, 11 prej tyre janë punëtorë të kësaj komune.

Ali tha se nga 11 rastet e prekura me coronavirus, gjashtë prej tyre janë drejtor të kësaj komune, ndër ta dhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt.

“Nga 21 të prekurit e parmbrëmshëm me virusin, 11 prej tyre janë nga komuna, 6 janë drejtor ndër ta dhe nënkryetari i komunës dhe kryesuesja e kuvendit. Në fakt para 10 dite ne kishim një punëtor të komunës i cili ishte në vetëizolim pasi njëri nga familjarët e tij ishte i prekur, dhe kështu filloi infektimi edhe i punëtorëve të komunës”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe janë duke u trajtuar.

“Në përgjithësi gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Kanë simptoma si kollitje, temperaturë etj”. Ai u shpreh se numri i të shëruarve në këtë komunë është më i larti në Kosovë.

“135 është numri i të shëruarve në Kosovë. 39 janë raste aktive dhe dy kanë vdekur në fillim të pandemisë, që përbën numrin e përgjithshëm në 176 raste të prekur më COVID-19, nga kjo komunë”.

Ndërkaq, kryetari Aliu tregoi se punët në këtë komunë janë duke u zhvilluar normalisht, sipas agjendave ditore.

Ai tha se asnjë qytetar nuk do të pranohet të kryej shërbime nëse nuk janë të pajisur me masa mbrojtëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat