Basha: Ferizaj pa shtretër për pacientë, PDK dhe LDK e kanë lënë pa spital, të kish qenë për beton ishin marrë vesh

Ferizaj

Basha: Ferizaj pa shtretër për pacientë, PDK dhe LDK e kanë lënë pa spital, të kish qenë për beton ishin marrë vesh

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2020 Në ora: 23:26
Foto

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka ngritur një problem, që në Ferizaj nuk ka shtretër për të trajtuar pacientë me COVID-19 duke thënë se edhe qytetarët e dine pse nuk ka.

Sipas tij, PDK dhe LDK kanë bërë luftë mes vete duke bllokuar njëra-tjetrën për siç thotë ai lokacionin vetëm me arsyen se kush duhet t’i marrë meritat për ndërtimin e spitalit.

Postimi në Facebook:

Sot Ferizaj s’ka më shtretër për me trajtu pacientë me Covid19.

Ferizajlit e dinë saktë pse!

Sepse qe 10 vite PDK & LDK kanë ba luftë mes vete duke blloku njëra tjetrën për “lokacion” vetëm me arsyen se kush m’i marrë meritat për ndërtimin e spitalit.

Pra inatet PDK & LDK e kanë lanë Ferizajin pa spital dhe sonte menaxhmenti detyrohet me i drejtu pacientët me Covid19 për Prishtinë!

T’ish kanë për beton ku fitojnë vet moti ishin marrë vesh, por kur është me fitu qytetarët, normal që nuk është prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat