​Nisi procesi mësimor në Ferizaj, kryetari Aliu uron nxënësit e mësimdhënësit

Ferizaj

​Nisi procesi mësimor në Ferizaj, kryetari Aliu uron nxënësit e mësimdhënësit

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 17:21
Agim Aliu

Ky vit që në pjesën dërmuese u shoqërua i mbyllur për institucionet arsimore, diktuar nga gjendja epidemiologjike në vend, këtë të hënë, ktheu gëzimin në fytyrat e mijëra nxënësve, prindërve e mësimdhënësve.

Kështu, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, edhe në Ferizaj, shkollat hapën dyert për nisjen e procesit mësimor.

Për të uruar këtë ditë të veçantë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me nënkryetarin e Komunës, Arton Gavazi dhe drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani vizituan disa nga shkollat e Ferizajt, si Gjimnazi “Kuvendi i Arbrit”, shkolla fillore “Vezir Jashari” dhe shkolla fillore “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër.

Kryetari Aliu tha se shkollat e Ferizajt kanë bërë përgatitjet për fillim vitin e ri shkollor, duke respektuar kushtet e kërkuara për mbrojtje nga virusi COVID-19, sipas udhëzimeve nga niveli qendror. Ai tutje, bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani, në vizitën që i bën institucioneve arsimore në Ferizaj panë nga afër përgatitjet e bëra, si dhe uruan mbarësi e shumë suksese për nxënësit në këtë fillim vit shkollor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat