Pas rënies së numrit të rasteve të reja rikthehen shërbimet spitalore në disa Reparte në Ferizaj

Ferizaj

Pas rënies së numrit të rasteve të reja rikthehen shërbimet spitalore në disa Reparte në Ferizaj

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Pas rënies së numrit të rasteve pozitive me Covid19, shtabi emergjent në Komunën e Ferizajt në bashkëpunim me institucionet e nivelit qendror kanë filluar t’i rikthejnë shërbimet e rregullta në repartet e Gjinekologjisë, Kirurgjisë, Pediatrisë e të tjera, të cilat gjatë kohës së pandemisë ishin bartur në QKUK shkaku i mungesës së hapësirës spitalore.

Aktualisht në këtë spital kanë mbetur vetëm 16 pacientë pozitivë me koronavirus, ndërkaq 11 prej tyre me oksigjenoterapi.

Drejtori i këtij spitali, Jeton Zeqiri, ka thënë se aktualisht është një gjendje e qetë dhe relaksuese e rasteve që kërkojnë hospitalizim, po ashtu ka rënë edhe numri i rasteve që kërkojnë trajtim më specifik, andaj, sipas tij, kjo ka qenë njëra ndër arsyet që kanë filluar t’i rikthejnë shërbimet nëpër reparte të tjera.

“Shkaku i zvogëlimit të numrit të rasteve dhe për shkak të lirimit të hapësirave e kemi kthyer fillimisht repartin e Gjinekologjisë me shërbime dhe kemi siguruar që hyrja të jetë e veçantë për nënat shtatzëna që të mos rrezikohen nga infektimet eventuale. Ndërkaq tash jemi në fazën e dytë për lirimin e hapësirës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë, dhe besoj se të shtunën më 19 shtator do të fillojmë me trajtimin e pacientëve në këto reparte”, ka thënë Zeqiri.

Sipas tij, aktualisht janë duke e bërë një ngjyrosje dhe dezinfektim të objekteve po ashtu edhe vendosjen e një pjese të inventarit, të cilat janë dëmtuar gjatë periudhës së pandemisë.

“Pra, shumë shpejt këto reparte do të rikthehen në normalitet, ndërkaq kati përdhes, reparti i internos dhe pediatrisë së bashku me emergjencën janë në shërbim të pacientëve me Covid-19”, tha ai. Sipas tij, aktualisht në këtë spital nuk është asnjë pacient në ventilim mekanik, në modulin “CPAP”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat